Ahmetaj zbulon shumën, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët në fundvit

TE MOSHUARIT NE RRADHE PER PENSIONET - Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Në komisionin parlamentar për ekonominë e financat është shqyrtuar sot akti normativ për buxhetin e 2018 ku ka raportuar Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj.

Ndërsa foli për ekonominë deri në këtë periudhë të vitit duke dhënë shifra, Ahmetaj ka dhënë edhe lajmin e mirë për pensionistët.

Ministri Ahmetaj tha se këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete duke njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se viti 2018 ka shënuar rekorde historike për investimet e huaja dhe për turizmin. Ai theksoi se synimi i qeverisë është rritja ekonomike nga 4 deri në 4.2%.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU