Agolli sërish kapiten i kombëtares

Ansi Agolli do të jetë kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit. Mbrojtësi ishte prezent në konferencën për shtyp të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ai u shpreh i lumtur për rikthimin dhe optimist në lidhje me sfidën e nesërme.

Agolli theksoi se “ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar, Kombëtarja është maksimumi.

“Vijmë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë”, u shpreh ai.

Lidhur me 2 miqësoret e fundit Agolli tha se “më duket sikur s’kam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe”.

Gjithashtu edhe përsa i përket objektiva të kombëtares në kompeticionin e  Ligës së Kombeve, Agolli u shpreh se është shumë herët për të diskutuar për fundin.

Ai u shpreh se “Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës. Ti lemë mbrapa çfarë ka ndodhur. Nesër është ndeshja e vërtetë. Besoj se jemi gati”, perfundoi  Agolli.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU