Filmi kosovar Agnus Dei me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografik të Kosovës, ka fituar Çmimin e madh për arritje kinematografike /Grand Prix Achievement Award/ në festivalin Cine Grand Prix – Bali.
Duke qenë i përzgjedhur nga një konkurrencë fantastike prej 10.000 filmave nga të katër anët e botës, juria 17 anëtarëshe ka radhitur filmin kosovar Agnus Dei në mesin e dhjetë filmave të vlerësuar në kategori të ndryshme.
Festivali për publikun do të organizohet ekskluzivisht me filmat fitues nga data 13 deri më 17 janar në Bali /ujdhesën më mahnitëse të globit/ me ç’rast do të ndahen edhe çmimet e filmave fitues, citohet Express. (b.an)