Agjenti sekret tentoi të shpëtonte 23-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua në Nju Jork

Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23 vjeçarit shqiptar Grei Frashëri, i cili u qëllua me disa plumba në Bruklin të Nju Jorkut të premten mbrëma të javës së shkuar.

I riu thuhet se u vra nga një person i armatosur që hapi zjarr ndaj tij rreth orës 6.

“Një, dy, tre, katër të shtëna”, tha një dëshmitar i tmerruar. “Ndoshta disa sekonda, më pas një tjetër e shtënë.”

Një burrë i moshës së mesme e goditi disa herë në gjoks, pasi kishte debatuar me të riun përpara një ndërtese banimi në rrugën 93, thanë policia dhe dëshmitarët të premten.

Agjent i paidentifikuar publikisht hyri në veprim, por viktima nuk arriti të mbijetonte. Ai u deklarua i vdekur në “Langone Hospital”, pak kohë më vonë, thanë autoritetet.

Zyrtarët e policisë gjetën të paktën tre predha pasi mbyllën bllokun e banimit.

“Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës pas të shtënave. Reagimi i tij ishte i duhuri dhe ai duhet të përgëzohet”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Shërbimi Sekret nuk pranoi të identifikonte agjentin, për arsye sigurie.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU