Një skandal i radhës i dopingut ka shpërthyer në sportin rus, ku një burim ka raportuar se agjentët e inteligjencës ruse kishin punuar si staf i antidopingut për të mbuluar mashtrimet gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Sochi.
Ish-punëtori i Agjencisë Ruse të Antidopingut, Vitaly Stepanov, ka bërë këto akuza gjatë programit “60 minutes” të rrjetit televiziv amerikan CBS, përcjell Koha Ditore.
Ai rrëfeu se si për këtë e kishte informuar Grigory Rodchenkov, ish-kreu i laboratorit të antidopingut në Moskë.
Ministri i Sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, i ka quajtur këto akuza të reja si spekulime. Rodchenkov nuk ishte intervistuar nga programi, që është transmetuar të dielën, por gazetarët e “60 minutes” kanë thënë se kanë dëgjuar incizimet e bisedës së tij me Stepanovin… (b.an)