Afrimi i Idrizit në koalicionin opozitar largon Dulen? Kreu i PBDNJ flet pas takimit me Bashën

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ishte sot në selinë e PD ku zhvilloi një takim me kreun e kësaj force Lulzim Basha.

Në media u përfol se Dule do t’i njoftonte Bashës largimin nga koalicioni nëse në aleancën opozitare afrohej PDIU e Shpëtim Idrizit.

Por, pas takimit Dule tha se me kreun e PD diskutoi për çështje të aktualitetit politik dhe se bashkëpunimi mes partive do të vijojë.

Por, gjithsesi ai nuk mohoi që mund të dalë nga koalicioni nëse nuk përputhen axhendat mes partive, dhe i pyetur nëse afrimi i Idrizit mund të ishte një shkak për t’u larguar, Idrizi dha këtë përgjigje:

“PBDNJ në radhë të parë është një parti që ka prioritetet e veta, për aq kohë sa janë në afinitet me një forcë tjetër vijon bashkëpunimi, që nga momenti që nuk ekziston atëherë mungojnë premisat”.

“Folëm për çështje politike aktuale, nuk kishte një diskutim të tillë. PDIU, është një parti me profil të theksuar që me aktivitetin e vetë karakterizohet nga konsekuencat në atë sistem vlerash që nga themelimi”, tha Basha./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU