Aeroplani me të cilin shefi i ri i diplomacisë britanike Boris Johnson po udhëtonte për në Bruksel është që në mënyrë emergjente të aterojë në aeroportin Luton.
“Ka pasur një defekt në aeroplanin e Forcës Mbretërore Ajrore , në të cilin gjendej ministri i Punëve të Jashtme me bashkëpunëtorë dhe i cili po udhëtonte nga Londra për në Bruksel, është dashur që të aterojë në aeroportin Luton në afërsi të Londrës”, tha zëdhënësi I zyrës së Jashtme britanike , transmeton AFP.
“Pas një qëndrimi të shkurtër , ministri vazhdoi rrugën e tij në Bruksel me avion tjetër, ” tha zëdhënësi .
Bëhet e ditur se në aeroplanin BAE 146 la pasur një defekt në sistemin hidraulik.
Emërimi i Johnson, lideri i fushatës për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian, për shef të diplomacisë të Britanisë së Madhe ka shkaktuar befasi nëpër qarqet politike evropiane, referon Express. (b.an)