Gjykata Administrative ka rrëzuar këtë të enjte përfundimisht padinë e kryer nga ish deputeti i LSI Shkëlqim Selami. Ai bëri padi ndaj KQZ-së për ndërprerjen e mandatit të tij si deputet, disa javë më parë.
Shkëlqim Selamit iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme çdoi në KQZ dosjen e tij pasi ai nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit një ngjarje të shumë viteve më parë në Itali, ku ai ishte proceduar si i dyshuar në trafik qëniesh njerëzore.
KQZ vendosi që t’i hiqte mandatin, ashtu si edhe ish deputetit Dashamir Tahiri dhe ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi./java/a.k