Abuzimet me tenderat e ministrisë së Drejtësisë, Manjani: Këto arrestime janë sulme komuniste ndaj LSI, hetimi është i stisur

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, ka folur në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarëve të LSI që abuzuan me tenderat e kësaj ministre.

Në kohën që është abuzuar me tenderat, ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani dhe më pas nga Petrit Vasili, kjo gjë ka bërë që dy ish-ministrat të futen në listën e të dyshuarve për shpërdorim detyre.

Manjani ka thënë se pret qe e gjithe ngjarja te hetohet dhe personat pergjegjes, te vihen perpara pergjegjesise.

“Per kete ceshtje jam informuar si i gjithe publiku, permes medias. Nuk di asnje gje zyrtare.

Aq sa dini ju di edhe une.

Deri tani nuk kam folur per kete ceshtje sepse do dukej sikur ishte problem im.

Ky nuk eshte problem im. Eshte nje ceshtje e kote, nje histori e stisur.

Ne cilen studio lajmesh te shkoj te jap shpjegime? Eshte nje cmenduri, nje stisje, per te treguar se te gjithe ketu jane njesoj.

Nuk e perjashtoj as qasjen se kjo qe po ndodh mund te jete sulm ndaj LSI.

Kjo eshte nje sindrome qe vjen nga shoqëria komunsite, kur beheshin gjyqe popullore”, tha ai.

Ish- ministri i Drejtesise ka folur edhe per protesten e opozites. Sipas Manjanit, tubimi i 16 shkurtit nuk do te sjelle ndonje ndryshim

E.Xh./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU