Kreditë e këqija shënuan një rënie të lehtë në muajin maj, duke arritur 19.5 për qind të stokut të kredisë, pas një rritje rreth nivelit 20 për qind në prill. Nga të dhënat e Shoqatës së Bankave, rënia e kredive me probleme në maj u ndikua nga rënia e huave të dyshimta me 5.3 %, teksa kredia e humbur këtë muaj u rrit me 24 milionë lekë ose 0.03%
Kredia me probleme ra gjatë muajit dhjetor 2015 ne nivelin 18.2 për qind, për shkak të një procesi që përfshiu fshirjen e huave që kishin kaluar tre vite dhe që nuk po arkëtoheshin nga bankat. Reduktimi i nivelit te kredive me probleme mbetet sfide e Bankës së Shqipërisë për periudhën në vijim.
ma.me