• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po përsëritet historia me Bashën?

by Drini Kuqo
17/03/2019 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo

Nikola Gruevski, njeriu që drejtoi Maqedoninë Veriore për më shumë se dhjetë vite, sot jeton në Hungari ku ka përfituar azil politik për t’i shpëtuar akuzave të korrupsionit të ngritura nga gjykatat maqedonase.

Po le të kthehemi pas në kohë.

Disa vite më herët, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria nisën të dyja zbatimin e reformës në drejtësi, si kusht thelbësor për avancimin e mëtejshëm të kandidaturës sonë europiane.

Në atë kohë, fqinji ynë lindor kishte një konstelacion politik të dominuar dukshëm nga VMRO/DPMRE e Gruevskit, që gëzonte një shumicë të rëndësishme parlamentare.

Për këtë arsye, reforma e drejtësisë në Maqedoni mundi të konkretizohej më shpejt, duke kaluar më kollaj shkallët e Parlamentit, ndërkohë që në Shqipëri veprimet e opozitës çuan në një shtyrje pothuajse 2-vjeçare në miratimin e dokumentit përfundimtar.

Pavarësisht ngritjes së Prokurorisë Speciale, në Maqedoni fillimisht munguan hetimet e zyrtarëve të niveleve më të larta, deri në momentin kur Gruevski humbi zgjedhjet përlamentare përballë socialistëve të Zaev.

Ky është pikërisht edhe momenti që shënoi fillimin e fundit për Gruevskin. I gjendur përballë një qeverie që gëzonte një përkrahje të gjerë të ndërkombëtarëve, ai vendosi të luante kartën e një opozite plangprishëse, duke u shndërruar gjithmonë e më shumë në një vegël ruse.

Ashtu si edhe në Shqipëri, VMRO-ja në opozitë nisi një aksion “qytetar”, duke nxitur protesta të dhunshme dhe duke bojkotuar institucionet e vendit.

Momenti kulmor i kësaj proteste ishte hyrja në Parlament i një grupi huliganësh, të cilët rrahën në sytë e të gjithë kamerave kryeministrin Zaev dhe një numër deputetësh të mazhorancës.

Kriza politike që pasoi solli vendosi Maqedoninë Veriore në vendnumëro, duke bllokuar procesin e integrimit në BE dhe në NATO, rrjedhojë kjo edhe e tërheqjes së përkohshme nga negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ajo që ndodhi, ishte praktikisht i njëjti skenar që po vërehet tanimë në vendin tonë.

Ambasadat e huaja, njëzëri dënua dhunën, kërkuan rikthimin e VMRO-së në jetën demokratike të vendit, duke theksuar me tone gjithmonë e më kritike se rruga e zgjedhur përligjte vetëm interesat e vendeve të treta, vendeve si Rusia, që shpresojnë të ruajnë të ashtuquajturin “kordon sanitar” në Ballkan.

Në politikën ruse, kështu quhet zona neutrale, midis vendeve të BE-së dhe atyre shteteve që në mendësinë e Kremlinit përbëjnë një zonë influence ruse.

Në Ballkan, “koordoni” rus i sigurisë rajëvizohej nga Maqedonia në jug, Serbi, qarkull i mbyllur në Bosnje, me tentativa të qarta shtrirje në Malin e Zi (si grusht i shtetit i vitit 2017) apo në Bullgari (zgjedhjet e fundit presidenciale sollën një president pro-rus në pushtet).

Përballë qëndrimit stoik të Gruevskit si lider opozite për t’i mbyllur dyert e integrimit vendit të tij, papritur nisi të aktivizohej Prokuroria Speciale, e cila solli një dosje me prova të fryra korrupsioni.

Rrugëzgjidhja e vetme për Gruevskin mbeti kalimi ilegal i kufirit shqiptar, duke përfunduar në Hungari i mbrojtur nga imuniteti diplomatik i automjeteve të ambasadës hungareze në Shqipëri dhe në vijim, në vendet e kalimit deri në Budapest.

Kjo ikje shënoi për Gruesvkin rënien e palavdishme të një njeriu që për më shumë se një dekadë kontrolloi pothuajse me “grusht të hekurt” fatet e vendit të tij.

Aktivizimi i organeve të reja të drejtësisë, në një moment kyç për të ardhmen e vendit është një objekt debati, por opinioni i gjithpërhapur është që diçka e tillë ndodhi pikë së pari për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.

E thënë troç, për vende si Gjermania, Franca apo SHBA-të, pak rëndësi ka në këtë moment nëse Shqipëria apo Maqedonia Veriore bëhen pjesë e BE-së në një të ardhme të afërt apo të largët.

Kjo edhe sepse rrymat nacionaliste në vendet europiane e bëjnë të vështirë për partitë tradicionale të mbështesin zgjerimin në mënyrë aktive.

Megjithatë, qëndrimi në rrugën e integrimit është pa dyshim një levë e rëndësishme kontrolli gjeostrategjik e gjeopolitik, që BE dhe SHBA-të ushtrojnë mbi vendet tona.

Me fjalë të thjeshta, përsa kohë një vend i qëndron “protokolleve” strikte të Brukselit, ai ndodhet në orbitën e Perëndimit pavarësisht se sa kohë do t’i duhet të anëtarësohet.

Në rast të kundërt, vendi mbetet i ekspozuar për t’u shndërruar në një domino ruse, çka në këtë këndvështrim, pavarësisht përmasave të vogla territoriale, shndërrohet në një element të patolerueshëm duke konsideruar se Ballkani është dera e pasme e hyrjes për në BE.

Ajo që ndodhi në fqinjin tonë lindor, duke se po përsëritet me përpikmëri në Tiranë.

Përballë vandalizmit së ushtruar nga opozita dhe bojkotit të Parlamentit, që sjell automatikisht bojkotimin e reformës në drejtësi dhe të axhendës sonë integruese, ambasadat e huaja po bëhen gjithmonë e më agresive në qëndrimet e tyre.

Nëse në protestën e 16 shkurtit, amerianët e bashkë me ta edhe europianët u mjaftuan duke dënuar ashpër dhunën, pastaj nisën të bënin pergjegjese nominalisht për trazirat Bashen, deri sa për herë të parë në protestën e 16 marsit këto ambasada luajtën një rol aktiv, duke dekurajuar personalisht pjesëmarrjen.

E deklaratat që kanë pasuar në këto dy muaj të fundit, ashtu siç ndodhi në Maqedoninë Veriore, po bëhen gjithmonë e më të ashpra, më të njëanshme e të helmatisura ndaj opozitës, aq sa detyruan Bashën ditën e djeshme të fliste anglisht, duke iu përgjëruar perëndimit që mos e shohë Shqipërinë nën optikën e gjeopolitikës, por ta vlerësojë vetëm për problemet e saj të brendshme.

Një thirrje e tillë ishte tërësisht e pazakontë, e tregues se as lobet e tij në Bruksel, nuk janë më në gjendje ta mbrojnë Partinë Demokratike nga ira e ndërkombëtarëve.

Një ndryshim kursi i europianëve, të paktën në këtë moment, nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë.

Kjo sepse me vetëdije apo pa vetëdije Basha është shndërruar në këtë moment një vegël që i shërben interesave të Rusisë. Gjithçka tjetër do të mund të ishte toleruar hipotetikisht, por jo diçka e tillë.

E vendosmëria e Bashës për të mos lëshuar peh, pak nga pak duket se po përsërit në vendin tonë një skenar të njohur, që është identikisht skenari i Gruevskit.

Pyetja është: A do të tërhiqet Basha përballë presionit të ndërkombëtarëve apo pas shterimit të çdo mundësie, do të vijnë në ndihmë organet e reja të drejtësisë, të kontrolluara në një masë të madhe nga ndërkombëtarët, për të sjellë largimin e tij me ceremoni?

Këtë vetëm koha mund ta tregojë. Ndërkohë, ajo që mund të shohim, është një përsëritje e përpiktë e skenarit maqedonas, në vendin tonë.

/Lexo.al

Next Post
Ky është Altin Koçi, që shiste drogë në gjimnazet e Tiranës

Ky është Altin Koçi, që shiste drogë në gjimnazet e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

December 18, 2025
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

December 18, 2025
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…

December 18, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Sali Berisha ka frikë se po ia marrin partinë nga duart, Salianji ka …

December 18, 2025
Rama publikon pamje nga Samiti për Ballkanin Perëndimor: Videokartolinë nga Brukseli

Rama publikon pamje nga Samiti për Ballkanin Perëndimor: Videokartolinë nga Brukseli

December 18, 2025
Meta do lërë sot qelinë për disa çaste, do paraqitet në SPAK për 21 janarin

Meta do lërë sot qelinë për disa çaste, do paraqitet në SPAK për 21 janarin

December 18, 2025
Kërkon t’i hiqen masat e sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

Kërkon t’i hiqen masat e sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

December 18, 2025
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

December 18, 2025
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmet në detin Adriatik pranë Kroacisë, lëkundjet ndihen në disa vende të rajonit

December 18, 2025
“Sezoni ka nisur më herët se zakonisht”, alarmon OBSH: Rritje e fortë e gripit në Europë

“Sezoni ka nisur më herët se zakonisht”, alarmon OBSH: Rritje e fortë e gripit në Europë

December 17, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In