A mund të jetë ky teleferik gjigand një atraksion turistik?

Nga Mentor Kikia

Për ne që jetojmë apo kalojmë rregullisht poshtë këtij teleferiku, që e kemi parë përej vitesh të punojë dhe të flejë në heshtje të plotë, ky teleferik nuk do të thotë asgjë.

Ai është aty si dëshmi e një makinerie gjigande industriale të falimentuar, sepse nuk i rezistoi rregullave të ekonomisë së tregut.

Për ata që nuk e dinë, ky teleferik u ndërtua në kuadër të Kombinatit Metalurgjik dhe transportonte gurë gëlqerorë nga mali i Letanit, duke shfrytëzuar energjinë e metalurgjisë për të furnizuar furrat e prodhimit të gëlqeres.(Jo si sot që prodhohet me goma makinash).

Por, për të huajt, jo vetëm jashtë Shqipërisë, kjo është një mahnitje.

A mund të shndërrohet ky teleferik në një atraksion turistik? Unë mendoj që po.

Teleferiku kalon përmbi një peizash kodrash të bukura, ngjitet në malin e Letanit, dhe ofron një pamje madhështore të të gjithë luginës së Shkumbinit, përfshi qytetin e Elbasanit dhe pellgun industriual të Metalurgjisë, tashmë të zhytur në heshtje.

Duhet të mendojmë që ato që mbetën si trashëgimi të çmendurisë së industrializimit të mos i shikojmë vetëm si fatkeqësi, por ti shfrytëzojmë.

Elbasani e ka këtë fat. Atë vepër që deri dje i mori frymën, mund ta përdorë për turizëm.

Dua ta ndaj ketë diskutim me bashkëqytetarë të Elbasanit, të njohur e të panjohur.

Ndaj i lus ta shpërndajnë këtë postim dhe të japin mendimet e tyre, pas ta shndërruar në një diskutim e pse jo në një prompozinm konkret për bashkinë dhe qeverinë./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU