“A filloi Revolucioni që premtoi PD në shtator? Apo do të jetë në 2019?”

Kreshnik Spahiu, ish aleati i Bashës që u la jashtë listave të përbashkëta më PD në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar tallet me liderin e PD dhe ish kryeministrin.

Duke risjellë në kujtesë deklaratën e Bashës dhe të Berishës se në shtator do të ketë revolucion për nxjerrjen e Ramës nga zyra e kryeministrit, Spahiu pyet nëse filloi revolucioni.

Ish kreu i AK shkruan në një postim në rrjetin social, se nuk është shumë i qartë, nëse bëhej fjalë për shtatorin e këtij viti, apo per atë të vitit të ardhshëm.

“Ju lutem m’thoni, a filloi Revolucioni që premtoi PD në shtator? Apo do jetë në 2019”, shkruan me ironi Kreshnik Spahiu.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU