A është Norvegjia vendi më demokratik në botë

Norvegjia është vendi më demokratik në botës sipas “indeksit të demokracisë “të revistës “The Economist”.Me 9.87 pikë nga 10 sa janë në total, Norvegjia kryeson në listën e 167 shteteve të përfshira në këtë indeks. Ndërkaq, Islanda është ajo që qëndron në vendin e dytë sipas këtij indeksi të demokracisë, transmeton Telegrafi.

Suedia ka zënë vendin e tretë si vendi më demokratik në BE, e ndjekur nga pas nga Zelanda e Re, Danimarka, Kanadaja, Irlanda, Finlanda, Australia dhe Zvicra.

Këto dhjetë vendet përbëjnë grupin me mbi 9 pikë që kanë fituar epitetin e vendit më “demokraci të plotë”. Por, në po të njëjtën kategori, por me pikë nga 8-9 janë Holanda, Luksemburgu, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Malta, Spanja dhe Uruguai.

Ndërkaq vendet që më së shumti mungon demokracia janë Afganistani, Siria, Arabia Saudite, Jemeni, Çadi, Republika e Afrikës Qendrore, Kongo dhe Koreja e Veriut. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU