A e dini arsyen pse duhet fikur celulari në avion?

Telefoni nëse hipim në avion duhet të mbahet i fikur por shumë nga ne nuk e dinë arsyen e vërtetë të këtij veprimi. Madje shpesh ka raste kur personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ju e keni fikur ose jo telefonin.

Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik.

Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë. Sigurisht kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë disa prej këtyre rregullave do të ndryshojnë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU