A do t’i shpëtojë Llalla Vettingut? Kolegji i Apelimit vendos të mërkurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mblidhet të mërkurën për të vendosur lidhur me fatin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, nëse ky i fundit do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo.
Procesi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u ndërpre pasi ish-kryeprokurori dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.
Por vendimi final jepet nga Kolgeji i Apelimit që mblidhet nesër.
Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.
Kujtojmë se ish-kryeprokurori është vënë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai po hetohet për katër akuza: “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU