A do të shkojë ish-kryeministri Nikolla Gruevski në burg?

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski këtë të enjte do të duhet të paraqitet në burgun e Shutkës dhe të vuaj dënimin e caktuar me dy vjet burg, megjithatë duket se do të shpëtojë për disa ditë.

Ish-kryeministri është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte kryeministër për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro.

Ndërkohë në Gjykatën Penale kanë mbërritur ankimimet e secilit avokat të ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe po ashtu pritet të arrijë edhe ankesa e vetë Nikolla Gruevskit, pas të cilave do të fillojë procedura që të shqyrtohen ankesat nga Këshilli Penal ku do të vendoset nëse do ti shtyhet burgimi për tre ditë apo vendimi për ta dërguar në burg do të merret sot.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU