A do ketë reshje ditët në vijim, parashikimi i motit

Shtatori nisi me reshje dhe duket se ashtu do te vijoje, se paku edhe gjate 10 diteshit te dyte. Meteoalb parashikon se edhe gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.

Parashkimi sipas Meteoalb

Moti ne vijim paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në Qendër dhe Juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur sërisht do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës. Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU