Deri më tani skandalin e mishit të prishur belg e ka trajtuar vetëm Kosova. Gjithsesi, ai është kundërshtuar nga zyrtarët kosovare dhe belge, por media kosovare dhe ajo belge kanë shkuar shumë afër gjetjes së burimit te informacionit.
Ne oret e fundit, ky skandal i përmasave të mëdha po trajtohet sërish në mediat belge dhe ato kosovare. Bëhet fjalë për eksportin e një sasie të madhe mishi të skaduar nga Belgjika në Kosovë.
Në muajin Gusht të vitit të shkuar, plot 20 tonë mish u konfiskua nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë pasi kishte thuaje një muaj që kishte skaduar. “Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.
Kompania “Vanlommel” reagoi dhe tha se bëhej fjalë për një gabim njerëzor, dhe se nuk kishte synim shitjen e mishit të prishur.
Por sipas asaj që shkruajnë mediat belge, sasi e mishi të prishur kanë mbërritur edhe në kufirin shqiptar, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën sasi që u sekuestrua nga Kosova apo për ngarkesë tjetër. Kjo mbetet për tu verifikuar në orët në vazhdim, gjithsesi paralajmërimi është shumë shqetësues. /noa.al/