• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë, Kumbaro: Përmeti në qendër të investime të qeverisë

by Java News
02/05/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër projekt për rijetëzimin e thesareve kulturore ka nisur të marrë jetë. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit do t’i nënshtrohet tashmë restaurimit të plotë të saj, i cili është parashikuar të kryhet në dy faza. Fillimin e punës në këtë kantier të ri të kulturës, e inspektoi nga afër ministrja Mirela Kumbaro, e cila tha se ky projekt, i cili vjen fill pas shpalljes së Bënjës Qendër Historike në janar të këtij viti, ka si synim kthimin e këtij fshati në një destinacion të domosdoshëm turistik.

“Është e rëndësishmë të theksojmë që  jemi sot në zbatim të një projekti që kaq nisur kohë më parë. Projekti për kishën e Bënjës është përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, për të qenë  në të njëjtën vijë me vendimin që ne kemi marrë në fillim të këtij viti për ta shpallur Bënjën Qendër Historike. Projekt, që konsiston në rehabilitimin e gjithë Qendrës Historike të Bënjës, që do të filloj të zbatohet në kuadër të një programi të madh që qeveria shqiptare ka  firmosur me Bankën Botërore.

Me nisjen e punimeve për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë, është hapi i parë që nis të hidhet brenda kësaj qendre historike. Bënja ka potenciale kulturore dhe natyrore të jashtëzakonshme, ndaj duhet të jetë një destinacion i domosdoshëm për këdo që vjen në Përmet”, – tha Kumbaro.

Më tej ministrja e Kulturës foli për investimet e shumta që qeveria shqiptare po kryen në Përmet, duke theksuar se investimet dhe promovimi e kanë dhënë që tani efektin e tyre, madje duke e gjetur Përmetin gati të papërgatitur për t’iu përgjigjur fluksit të turistëve me shërbime.

“Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore të panjohur dhe të pashfrytëzuar deri tani. Por ne vëmë re se falë promovimit dhe investimeve që janë bërë dy vitet e fundit, shohim një rritje të madhe të numrit të turistëve. 

Synimi ynë është që me ndërhyrjet rehabilituese dhe restauruese,  projekteve të qendrave historike dhe promovimit të zonës  të rritet numri i turistëve, por kjo duhet shoqëruar edhe me rritjen e shërbimeve.  Dhe kjo është pjesë e një vizioni të integruar. Nuk bëhet fjalë për të ndërhyrë vetëm në një objekt, po për të hyrë  në një program  të mirëmenduar rehabilitimi, që në fakt është pjesë e Rilindjes Urbane dhe që bashkon shërbimet moderne me rilindjen e trashëgimisë kulturore.

Tashmë Përmeti është në qendër të investimeve të qeverisë shqiptare”, tha Kumbaro.

 

Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891 është objekt me vlera të veçanta, shpallur monument kulture në vitin 1970. Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe. Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perendimi dhe jugu  mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991.

Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’.

Projekti për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë ndahet në dy faza:

-Faza e parë konsiderohet faza e shpëtimit me vlerë investimi 6 400 000 lekë, e cila parashikon ndërhyrjet emergjente e të domosdoshme në strukturë si:

Ndërhyrje me përforcim themelesh

Qepje e muraturave dhe dyshemesë

Përforcimi i strukturës mbajtësë të catisë

Vendosje të tiranteve metalike  gjatësor dhe tërthorë për të kosoliduar strukturën.

Vendosje e tiranteve  në hajat ku mungojnë plotësisht.

Restaurimi i  plotë i mbulesës duke shmangur përfundimisht lagështinë në interier dhe dëmtimet në në strukturë

Realizimi i drenazhimit përgjatë murevë për largimin e ujërave sipërfaqesorë

Konsolidim i muraturësme anë të injëktimeve si dhe pastrim e fugatim i muraturës duke ruajtur paturën e kohës.

-Faza e dytë ku përfshihen kryesisht punime rifiniture e shtresash, pasi të jetë eleminuar rreziku i demtimit të mëtejshëm dhe të jetë kryer konsolidimi i strukturës së Kishës. /ma.me

Next Post
Donald Lu: Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë

Donald Lu: Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In