GSh.al ka publikuar sot në rubrikën “Nostalgji” foto të dasmës së ish-ministrit Blendi Klosi me Norën. Zbuloni të fshehtat që shoqëruan ditën kur ata të dy vendosën t’i japin fund beqarisë, në vitin 2007. Ky shkrim u botua në rubrikën ‘Bluetooth’ të “Gazeta Shqiptare” më 23 Qershor 2007
Te fshehtat e dasmës së Blendit e Norës
Nëse do ta takonit sot Norën dhe Blendin lehtësisht do të vinit re se i ka zënë gripi. Për këdo do të dukej e çuditshme në stinën e nxehtë të verës por është e vërtetë, kjo për të vetmen arsye se çifti i porsamartuar në ditën e tyre të dasmës kanë bërë diçka ndryshe nga të tjerët. Me të mbaruar ceremonia e organizuar më së miri nga “Marriage”nuk kanë pritur gjatë por janë hedhur në pishinë. Fillimisht ka qënë Blendi ai që i është drejtuar ujit të freskët ku me vete ka dashur të tërheqë edhe Norën.