Festivali në RTSH, zbulohet treshja prezantuese

    Festivali i 54-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këtë vit ka premtuar ndryshime të mëdha, një festival plot vlera, që do ta bëjnë të paharrueshëm për publikun! Si çdo vit, festivali do të mbahet në fund të muajit dhjetor, përkatësisht 25, 26 dhe 27 dhjetor.

    Drejtor artistik është muzikanti Elton Deda, ndërsa janë bërë me dije dhe emrat e tre prezantuesve. Revista ‘Bordo’ ka zbuluar emrat e protagonistëve që do të ngjiten në skenë për të prezantuar festivalin.

    Pandi Laço do të jetë skenaristi dhe gentleman-i me fat që do të shoqërojë në skenë aktoren nga Kosova, Gresa Pallaska dhe gazetaren Blerta Tafani. Kjo mendohet të jetë ‘treshja fantastike’ që do të shoqërojë Shqipërinë në “Eurovizion”.

    Pak ditë më parë, blogu wiwibloggs, që i dedikohet festivalit të Eurovizion-it, shkroi një artikull ku listonte 10 arsye pse Festivali i Këngës duhet të zëvendësohet nga ‘Kënga Magjike’.

    Sipas tyre Shqipëria mund t’ia dalë edhe më mirë në Eurovizion nëse përfaqësohet denjësisht, me një festival modern. Mbetet për të parë nëse Festivali i 54-t i Këngës këtë vit do të jetë vërtet aq i paharrueshëm sa autorët e atij shkrimi, të ndryshojnë mendim.

    Shqiptarja.com

     

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU