8 pyetje për pikën 88 të Venecias

Nga Pandeli Majko

Kriza politike në vend për mosvotimin e Reformës së Drejtësise është e bllokuar në një cështje. Ajo është pika 88 e këshillave të Komisionit të Venecias e cila shkruan:

“Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

1 – Në se… del dikush nga PD dhe i shpejgon publikut se ku, si dhe për cfarë nuk është rënë dakord në Komisionin e Reformës lidhur me shumicën e cilësuar me të cilën fillon pika 88 “e shenjtëruar” nga opozita… Atëherë, pse nuk del dikush nga ekspertiza ndërkombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha diskutimet e rregjistruara në Komision dhe të akuzojë mazhorancën për këtë “mungesë”përgjegjësie” karshi këshillave të Komisionit të Venecias?!

2- Në se… opozita ka kaq të drejtë dhe mazhoranca është kaq “kokëfortë dhe e papërgjegjshme” për zbatimin e pikës 88 të Komisionit të Venecias përse nuk bien dakord palët që të bashkojnë votat në Kuvend dhe dy alternativat të shkojnë në REFERENDUM…? Kaq injorant është populli shqiptar sa të mos kuptojë për cfarë bëhet fjalë dhe të vendosë kush është më e drejtë?!

3- Në se… Partia Socialiste ka qëllim që të “kapë” sistemin e drejtësisë kaq naiv qenka Perëndimi (ShBA dhe BE) që nuk i bashkohet opinionit të opozites për këtë cështje?!

4- Në se… Partia Demokratike pretendon ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme elektorale pse shqetësohet se do të ‘kapet’ sistemi i drejtësisë në një reformë drejtësie që do të dojë disa vite për tu aplikuar dhe do të drejtohet nga ekspertiza ndërkombëtare?

5- Në se… ka gjykatës dhe prokurorë kaq të vecantë që po u propozuan nga partitë politikë do të garantojnë një reformë drejtësie më të ndershme e të “pakapur” se sa ajo e miratuara në Komisionin e Reformës dhe ekspertiza ndërkombëtare?!

6- Në se… e gjitha dhe të gjithë janë të “gabuar” dhe opozita ka të drejtë…A ja vlen ta lësh vendin SOT në grupin e shteteve të dështuara dhe jashtë Bashkimit Europian?!

7- Në se… besoni në cfarë doni, ju lutem a mund të e na thoni si e doni vërtet atë që kërkoni miq, kolegë, vëllezër dhe kundërshtarë në opozitë që tu a dimë cfarë u kemi apo do të na e keni borxh për sot e nesër, atyre që janë dhe atyre që do të vinë në jetë për të banuar në këtë vend?

8- Në se… ja vlen vërtët kaq shumë kjo që po bëni… a mund ta shkruani se si e kuptoni të ardhmen për vendin që doni të qeverisni, në se e keni këtë qëllim në zgjedhjet e ardhëshme elektorale, dhe të vendosni një “titull” në të?

Në se nuk ka përgjigje!?… Përgjigja e fundit është e vjetër sa vetë politika. Jo gjithshka shpejgohet, pasi shumë vec kuptohet. Shekspiri, dikur shkruante se, ka periudha të frikshme kur idiotët qeverisin të verbërit. Shpresoj, ta tejkalojmë këtë parashikim dhe paralajmërim po ashtu.
Historia vlerëson legjendat përballë njerëzve. Megjithëse kjo nuk është e vërtetë. Ka ardhur koha që të takohemi me veten. Sigurisht!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU