8.7 kg drogë në autobusin e linjës Tiranë Athinë, në pranga dy drejtuesit e mjetit

8.7kg drogë e tipit kanabis u gjendën në autobusin e linjës Tiranë Athinë, teksa forcat e policisë kufitare kanë arrestuar dy shoferët e autobusit, shtetasit Andrea Shyti dhe Kastriot Shenaj. Gjatë inspektimit, efektivët kanë konstatuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban si dhe një çantë të zezë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e brendshme në krahun e djathtë të dhomave të ajrimit.

drg

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe u sekuestrua autobusi në të cilin u gjet lënda narkotike. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesve të autobusit për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkë punim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU