7 restorantet më të shtrenjtë në botë

Njerëzit zakonisht nuk përtojnë të shpenzojnë para kur është bëhet fjalë për ushqim të mirë, por sa është shuma që ata janë të gatshëm të paguajnë? Sado që të jetë ajo shumë – një gjë është e qartë – restorantet më të shtrenjta në botë, janë të pakapshme për xhepin e shumicës së njerëzve në botë.

Të drekosh, apo të darkosh në këto restorante, do të thotë të shijosh ushqime të veçanta, në një ambient po ashtu të veçantë – por, fatura që duhet paguar në fund, mund t’ua lë ushqimin në fyt…

Restorantet më të njohura dhe më të bukura në botë janë të shtrira në të katër anët e botës, që nga Japonia deri në Londër – por fatura që duhet paguar për një darkë në këto restorante është po ashtu e veçantë.

Në vijim ju sjellim shtatë restorantet më të shtrenjta në botë, dhe shumën që duhet paguar për një darkë të përgatitur nga mjeshtrit më të mëdhenj të kuzhinës… ndërsa ju vlerësojeni vetë nëse ia vlenë të paguhet një darkë e tillë.

Kijeni parasysh, po flasim për një drekë apo darkë të “zakonshme” që duhet paguar në këto restorante, dhe jo për ushqimet, respektivisht specialitet më të shtrenjta në botë, për të cilat kemi shkruar më herët në ngjyra.com.

7. Masa – New York – New York, SHBA

© Rina Jordan

Në New York ka mjaft restorante të famshme, por mund të veçohet restoranti i kryekuzhinierit Masa Takayama, i quajtur “Masa”. Ky është vendi ky kryekuzhinieri i befason klientët e tij me specialitete – sepse është ai që zgjedhë ushqimin për ta. Një drekë për person kushton 450 dollarë, ndërsa rezervimin duhet bërë 3 javë më herët.

6. Beige Alain Ducasse Tokyo – Tokio, Japoni

rest shtrenjte 006

Për dashamirët e ushqimit të mirë, në Tokio ekziston një emër, “Alain Ducasse’s Beige”. Ky restorant ofron kuzhinën më të spikatur franceze të kombinuar me mëlmesa sezonale japoneze. Një darkë e plotë në këtë restorant do t’ju kushtojë prej 147 deri në 190 dollarë – ndërsa specialiteti i shtëpisë, madje dhe 259 dollarë.

5. Restaurant Gordon Ramsay – Londër, Angli

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kryekuzhinieri i restorantit që do t’ua prezantojmë në vijim është i njohur edhe si fytyrë publike. Ai ka marrë pjesë në një mori emisionesh garuese televizive për kuzhinierë në Britani. Skotlandezi Gordon Ramsayështë pronar i restorantit të famshëm në Londër, ku një shishe verë mund t’ju kushtojë rreth 18,850 dollarë. Mund të imagjinoni sa kushton një drekë në këtë restorant me tre yje Michelin.

4. Restaurant de l’Hotel de Ville Crissier – Crissier, Zvicër

rest shtrenjte 004

Një restorant tjetër me tre yje Michelin, është Crissier, në Zvicër. Ky restorant ofron një gamë të tërë specialitetësh të shijshme, por, të cilat janë goxha të kushtueshme. Një drekë në këtë restorant do t’ju kushtojë 415 dollarë.

3. Le Meurice – Paris, Francë

rest shtrenjte 003

Nëse çmimi prej 500 dollarësh për çfarëdo specialiteti nuk ju frikëson, atëherë restoranti “Le Meurice”, në Paris, është vend që patjetër duhet të vizitoni. Ky restorant ndodhet brenda hotelit me të njëjtin emër, i cili shkëlqen nga luksi. Ndërksa pamja drejt parkut “Jardin des Tuileries”, është një përjetim shtesë dhe “gratis”.

2. Ithaa Undersea – Alifu Dhaalu Atoll, Maldive

rest shtrenjte 002

A ekziston ndonjë përjetim më mbresëlënës se restoranti nën ujë. Një përvojë të tillë e ofron restoranti Ithaa Undersea në Maldive. Krahas ushqimit të shijshëm, ju mund të kënaqeni duke shikuar botën nënujore, respektivisht kopshtet e mrekullueshme koralore. Por, si është puna e çmimit? Çdo gjë mbi 500 dollarë.

1. Sublimotion – Ibiza, Spanjë

rest shtrenjte 001 ballina

Sublimotion është restoranti më i shtrenjtë në botë, edhe pse ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për të. Kjo për shkak se vetëm 12 persona mund të drekojnë apo darkojnë në këtë restorant në të njëjtën kohë. Ky restorant është një kombinim i përkryer i dizajnit galaktik, psikologjisë dhe teknologjisë si dhe ushqimit të shijshëm. Për këtë eksperiencë të papërsëritshme, në fund duhet të paguani 2.000 dollarë.

0

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU