68-vjeçari martohet me 24-vjeçaren, pas tre muajsh bën zbulimin tronditës

Foto ilustruese

Sipas faqes “Florida Sun Post” ka qenë agjencia martesore që mundësoi takimin e një 24-vjeçare dhe një 68-vjeçar në Miami, të cilët më pas u martuan. Por e veçanta e kësaj historie nuk është diferenca 44 vjet mes tyre.

Çifti, duke parë fotot te vjetra familjare zbuloi se kishte lidhje shumë të ngushtë farefisnie. Më saktë 68-vjeçari zbuloi se ishte gjyshi i nuses së tij të re dhe sipas faqes amerikane çifti nuk ka dashur të zbulojë identitetin e tyre.

Zbulimi tronditës u bë 3 muaj pas martesës dhe më e çuditshmja është se çifti as nuk e çoi nëpër mend divorcin. Kjo martesa është e treta për 68-vjeçarin dhe me sa duket, ky i fundit nuk dëshiron një tjetër dështim në jetën sentimentale.

“Gjyshi” kishte fituar një shumë të madhe parash në lotari dhe me që nëse ndihej vetëm dhe kishte para vendosi t’i drejtohej një agjencie martesore “Florida Sun Post” .

Arsyeja se pse ata nuk njiheshin ishte se 68-vjeçari i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me ish-gruan e parë dhe fëmijët që kishte pasur me të, mes të cilëve është dhe babai i 24-vjeçares.

BW/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU