Teknologjia ka ndryshuar mënyrën e jetesës tek shumë persona në të gjithë globin. Përmirësimi i kushteve dhe rritja e mirëqenies ka nxitur edhe konsumin dhe blerjet për mallra, që dikur konsideroheshin si luks për pjesën më të madhe.
Zhvillimi i teknologjisë ka mundur të shkurtojë kostot e prodhimit dhe njëherësh të rrisë linjën prodhuese.
Mali i Zi është ndër vendet e para në botë për numrin e celularëve krahasuar me numrin e popullsisë.
Sipas përllogaritjeve, në fund të shtatorit në vendin e 623 mijë banorëve, celularët në qarkullim ishin 1 234 103, pothuajse dy për person.
Kjo shifër është 0,84% më shumë se në muajin gusht dhe 8,19% më shumë se në shtatorin e vitit të kaluar.
a.ç