Prej disa ditësh në Shqipëri është duke u zhvilluar një debat, mbi aludimet se në vendin tonë do të ndërtohen kampe për pritjen e refugjatëve sirianë.
Opozita është shprehur kundër, duke e cilësuar këtë si një gjëmë që do t’i ndodhte Shqipërisë.
Vetë Rama e ka mohuar një mundësi të tillë, pavarësisht shkrimeve në mediat e huaja, për një plan të tillë.
I pyetur nga komentuesit për këtë gjë, Rama iu është përgjigjur me ironi.
Komentuesi: Lëre sheshin komunist, po shiko atë punën e refugjatëve. Nuk na duhet BE me këto kushte, ose po dhe vistën ke dhënë dhe tenden.
Rama: Po po, do shikoj edhe punën e marsianëve që do zbarkojnë në Shqiperi, patjetër😂 Lum budallai që hedh gurin në lumë dhe gjen kaq shumë të mençur që zhyten e nuk e gjejnë dot.
a.ç