Grabitja e disa thasëve me para dje në rrugën e Rinasit ka bërë që një tjetër person të bjerë në pranga.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit policia ka shoqëruar drejtuesin teknik të shoqërisë së sigurimit.
Fatmir Gapi, 56 vjeç, është identiteti i të arrestuarit i cili do të merret në pyetje pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ndërkohë mësohet se kanë nisur procedurat për pezullimin e licensës së kompanisë private që shoqëronte paratë. Kjo e fundit është përsëritëse në grabitje të tilla brenda një harku kohor të shkurtër.
Njoftimi i Policisë
Më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari – Rinas. Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56
– 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike
– 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit :
- Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF
- Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
- Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
- Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,
- Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise,
- Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal./b.