6 mënyra për të reduktuar stresin

Ditët e ngarkuara me punë, ndikojnë që ju të jeni të stresuar. Por, ekzistojnë disa mënyra, përmes të cilave mund të reduktoni stresin.

Ja disa këshilla, përmes të cilave reduktoni sasinë e stresit:

Hani pak dhe shpesh

Një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin është balancimi i sheqerit në gjak. Mjekët këshillojnë që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh dhe të hani çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina.

Qeshni me të madhe

Të qeshësh është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet e stresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen.

Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitetet fizike

Është e rëndësishme është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike që njeriu zhvillon. Ajo rekomandon që të mos bëni ushtrime apo vrap përpara gjumit, sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes, duke e bërë të vështir ë të flini gjumë. Studime të shumta kanë dalë në konkluzionin se gjëja më e mirë është që aktivitetet fizike të kryhen në mëngjes.

Vezë për mëngjes

Vezët janë një burim i mirë serotonin, një hormon që ju bën të ndiheni mirë. Trupi e prodhon atë kur furnizohet me ushqime si peshku, banania, bajamet. Një mënyrë e mirë për të nisur ditën është të konsumoni një tost me vezë, ose produkte të tjera që prodhojnë këtë hormon.

Bëni pushim

Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë.

Kafeina merret në forma të ndryshme

Kafeina është një stimulant që e motivon trupin të çlirojë hormonet e stresit, duke ju bërë të ndiheni më të stresuar dhe duke shtuar gjendjen e ankthit, citohet Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU