500 milionë përdorues të Yahoo viktimë e hakerëve

Hakerët kanë vjedhur informacionet e më shumë se 500 milionë përdoruesve nga Yahoo, ka konfirmuar kompania amerikane.

Sulmi kishte ndodhur në fund të vitit 2014, raporton BBC. Me këtë rast janë marr informacionet personale identifikuese, si dhe ‘pyetje dhe përgjigje të sigurisë të pa enkriptuara”, transmeton Koha.net.

Por, në këto të sulme nuk janë marr të dhënat e kartelave bankare, ka bërë të ditur Yahoo, që shton se beson që sulmi ishte i sponsorizuar nga shteti. Në korrik Yahoo i ishte shitur gjigantit të telekomit amerikan Verizon për 4.8 miliardë dollarë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU