5-vjetori i FRD/ Topi: Çorbën që bëri Berisha në 2008, po e ha sot Basha me garuzhde

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në 5-vjetorin e themelimit të partisë deklaroi se shteti është në ditën më të zezë të tij.

Situata politike totalisht e destabilizuar. Kemi dialog politik inekzistent, situata politike në Shqipëri sa vjen dhe dramatizohet. Shteti është në ditën më të zezë të tij, por ndihem i lumtur dhe i qetë që Shqipëria ka Presidentin e ri, të cilit i uroj suksese, pasi është institucioni i Shqipërisë, nuk futem në mënyrën si u zgjodh“.

Duke u ndaluar te ndryshimet Kushtetuese të 2008, Topi tha se ‘çorbën’ që Berisha, po e ha sot Basha me garuzhde.

Situatën politike e kemi paralajmëruar që në 2008, kur u bë beteja për ndryshimet Kushtetuese.

Nga kampi i opozitës sot deklarohet se paskan bërë gabim me ndryshimet Kushtetuese, kampi në shumicë e ka pranuar pak vite më parë

Çorbën që Berisha bëri në 2008, po e ha sot Basha me garuzhde” tha ai.

Ish-Presidenti deklaroi se nuk u fut në listat e kandidatëve, pasi partia nuk është në interes të kryetarit, ndërsa iu përgjigj edhe akuzave të Bashës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sot e kam një koment për atë çka kryetari i opozitës, në qoftë se është, uroj që të jetë, si akuzë se përse FRD futet në zgjedhje.

FRD më shumë se cdo forcë, e pakushtëzuar duke respektuar të drejtën për garë, pavarësisht se FRD po ti referohemi rezultatit të 2013 ka qenë forca më e masakruar dhe nga kush?

Nga të dy palët dhe më tepër nga ata që sot janë në çadër. Ata vazhdojnë që të ndjejnë alibi sikur janë të persekutuar.

Me Zotin Basha kam qenë i kujdesshëm, pasi kam qenë duke ligjëruar në 2005 kur shikoja një të ri që më dëgjonte më vëmendje, pyeta se kush ishte, më thanë që është një prurje e re.

Kam pasur një shpresë shumë të madhe, profil perëndimor, së paku do të bëhej krah për linjën e moderuar, çudi e madhe është, dy njerëz kam parë që kanë pësuar metamorfozë me artikulimin politik dhe gjestet, Bashën dhe shefin e tij.

Duhet të organizohej e djathta, do ishte fatalitet që në parlament të kishim një parti socialiste të fortë dhe një opozitë po të majtë.

Listat i kam firmosur vetë, por me koshiencë të plotë, partia nuk është në interes të kryetarit. Unë do të jem në krye të fushatës, në Tiranë shumë fortë, por edhe në qytetet e tjera” përfundoi ai.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU