450 mln lekë për kompensimin e pronarëve, lista e përfituesve

Në Fletoren Zyrtare janë publikuar dy vendime për kompensimin e pronarëve.

Vendimi i parë përcakton se masa e kompensimit është për 20 mijë 694 metra katrorë  dhe  vlera  e  përgjithshme  e  kompensimit financiar është më shumë se  347 milionë lekë.

Vendimi i dytë është për kompensimin e 14 mijë e 621 metra katrorë tokë për të cilat vlera e përgjithshme e kompensimit  financiar  është  rreth 107  milion lekë.

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale, që legalizohen.

Gjithashtu, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,  përkatësisht,  në  Elbasan,  Tiranë, Durrës, Vlorë, dhe Shkodër, duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Për zbatimin e këtij vendimi, janë ngarkuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Listahttps://qbz.gov.al/eli/fz/2019/48/2f9ab48a-38b3-4c63-9868-833341ef8f37

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU