Një grabitje me armë është regjistruar rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas në rrethin e Elbasanit.
4 persona të armatosur me uniforma policie dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti dhe një banesë ngjitur me të duke goditur me pjesë të armës edhe pronarin që zotëronte edhe pikën e karburantit.
Qemal Shabani 70 vjeç është sjellë në kirurgjinë e Elbasanit si pasojë e goditjes që kishte marrë nga grabitësit.
Ai ka deklaruar se 4 persona të armatosur kanë sulmuar karburantin e tijnjë prej të cilëve ka mbajtur nën kërcënim rojen në pjesën e jashtshme dhe 3 të tjerë kanë hyrë në brendësi të banesës së tij ku nën kërcënimin e kallashnikovit dhe pistoletës i kanë 1500 Euro dhe 3 mln e 300 mijë lekë të vjetra raporton Shqiptarja.
Po sipas dëshmisë së tij grabitësit kanë qenë me uniforma policie dhe të maskuar dhe pasi e kanë goditur me pjesën e pasme të pistoletës, janë larguar me një mjet nga karburanti duke marrë shumën e parave.
Ndërkohë në komunikimin zyrtar policia deklaron se i kanë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra duke e konsideruar ngjarjen vjedhje me dhunë./a.m.