300 milionë njerëz tani në Windows 10, përditësimi falas mbaron në korrik

Microsoft ka publikuar se sistemi operativ Windows 10 tani përdoret nga 300 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa softueri s’ka as një vit që është lansuar, transmeton koha.net.

Kompania e ka lansuar sistemin operativ të ri të Windows-it falas si përditësim për përdoruesit ekzistues të Windows-ëve të mëparshëm, ndërsa ata kanë thënë se nga 29 korriku do të bëhet me pagesë.

Nëse nuk e keni përditësuar sistemin operativ në Windows 10, atëherë tani është koha, sepse që nga 29 korrik 2016 Microsoft do ta bëjë me pagesë, duke filluar nga 119 dollarë për versionin “Home” e kështu me radhë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU