Disa prej figurave te larta ne PD kane bojkotuar sot festimin per 27 vjetorin e PD. Nder emrat e spikatur jane Jozefina Topalli, Eduard Selami, Besnik Mustafaj, Arben Imami, Astrit Patozi, Genc Ruli etj. Mes atyre qe kane bojkotuar eshte edhe ish deputetja e PD, Majlinda Bregu. Ne nje prononcim per mediat ajo u shpreh se kjo nuk mund te jete dita per bashkimin e PD.
“Ftesa për sot ishte një formalitet për qokë ndaj Lulzim Bashës dhe unë qokë në shpinë timë nuk bëj. Prandaj sot nuk mund të jetë dita e bashkimit. Sepse premtimi i sotëm për bashkim, garë e reflektim është farsa e radhës! Sepse nuk vjen bashkimi, pa marrë përgjegjësinë e pa reflektuar për ndarjen, fyerjen e demokratëve dhe katandisjen e Shqipërisë pas 27 viteve demokraci, pa opozite! Dhe meqë s’ jam as te themeluesit, as te përmbaruesit, zgjodha te mos shkoj”,- thotë Bregu per BW.
ma.me/javanews.al