25 vjetori i PS dhe një debat mes socialistëve dhe socbiznesmenëve

Nga Namik Dokle

Po uroja sot nje grup socialistesh te hershem dhe te ndershem. Por nderhyri nje socbiznesmen e me tha mua dhe na tha te gjitheve: “Kane ikur ato kohe”.

U perpoqa t’i them se koha e sakrificave nuk iken dhe as harrohet, se njerezit e ndershem do te respektohen perjetesisht, se kontributet mbeten vlere morale, se socialistet vleresojne para se gjithash dinjitetin…por, kujt po ja thoja? Murit apo gurit?

U detyrova me ne fund t’ia mbyll:” Degjo, or ti socril, rilsoc a cfaredoqofsh, une dhe miqte e mi nuk te ndalojme te numrosh milionat qe fiton, por edhe ti harroje se mund te na ndalosh qe te kujtojme se si e kaluan ne kembe Vjosen e terbuar ne mes te marsit Arta Dade, Pandi Majko dhe Arben Malaj per te shkuar ne Vlore, ne varrimin e Artur Rustemit.

Nuk na ndalon te kujtojme koburen mbi koken e Erion Braces, ne Berat, as turrjen e nje shteti te tere kunder Ilir Metes qe mbronte punetoret e Policanit, as perballjen e Luan Hajdarages me police bandite ne Kruje, as rrethimin me kallashnikove dhe granata te Maqo Lakrorit e Alfred Palokes ne Manati te Lezhes, apo te Ndre Legisit, Lush Perpalit e Sadedin Stankajt ne Dukagjin.

Nuk na ndalon dot te kujtojme perballjet e Servet Pellumbit e te Gramoz Rucit me policine, as rrahjen e Musa Ulqinit, Ylli Bufit dhe deputeteve te tjere ne Libofshe, as plumbat e kallashnikovit kunder Rexhep Meidanit, rruges per ne Puke.

Nuk na ndalon te kujtojme as burgosjen e Fatos Nanos dhe as rrahjen cnjerezore te Edi Rames ne mes te kryeqytetit, as masakrimin e grave socialiste qe u prinin protestave, as djemte dhe vajzat qe kurre nuk iu tremben dhunes dhe terrorit policor. Nuk na ndalon dhe as ke per te na ndaluar kurre qe te kujtojme deshmoret tane te 21 Janarit!”


GEZUAR, SOCIALISTE TE DASHUR, KUDO QE JENI!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU