25 vjet më parë, rënia e Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov jepte dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm

Republika19131926193919501959196619701973197919871988/89[5]1991RSFS e Rusisë (RSFSR)89.900*92.737108.379 117.534126.561130.079132.151137.410145.311147.386148.548RSS e Ukrainës35.21029.51540.469 41.86945.51647.12748.24349.60951.20151.70451.944RSS e Bjellorusisë689949838910 8055863390029202953310.07810.20010.260RSS e Uzbekistanit436646606440 826110.58111.96012.90215.38919.02619.90620.708RSS e Kazakistanit556560375990 915412.12912.84913.70514.68416.24416.53816.793RSS e Gjeorgjisë260126773540 40444548468648384993526654495464RSS e Azerbajxhanit233923143205 36984660511754206027681170297137RSS e Lituanisë  2880 27112986312832343392364136903728RSS e Moldavisë20562422452229028853368356937213950418543414366RSS e Letonisë  1885 20932262236424302503264726812681RSS e Kirgistanit86410021458 20662652293331453523414342914422RSS e Taxhikistanit103410321484 19812579290031943806480751125358RSS e Armenisë10008811282 17632194249226723037341232833376RSS e Turkmenistanit10429981252 15161914215923642765336135343576RSS e Estonisë  1052 11971285135614051465155615731582Totali159.200147.028190.678178.500208.827231.868241.720248.626262.085281.689286.717289.943

*) Numri i banorëve në 1000[6]
Përkatësia fetare dhe ideologjike në BRSS

Sipas doktrinës së regjimit, BRSS-ja ishte ateiste, me këtë nga këndëvështrimi i sotëshëm ishte një shtet policor. Kohëpaskohe, vende-vende, ritualet fetare ishin të ndaluara pjesërisht apo plotësisht, apo edhe manifestimi i tyre dënohet. Si do që të jetë, edhe nëse nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje sistematike ligjore të shtetit, aty këtu janë nxjerrë ligje në mbështeje të ideologjisë komuniste gjatë ballafaqimit me manifestuesit e riteve fetare. Veçohet ligji për ndalimin e këndimit të këngëve fetare në mjediset publike. Rreth vitit 1920, 90% e rusëve ishin të regjistruar si besimtar të kishës ortodokse Ruse. Ndësa më 1940, në fillim të luftës, numri i të regjistruarve bie në 30% të tyre. Besimtar të shumtë, në këtë fazë janë përndjekur nga besimtarët e ideologjisë komuniste. Këta të fundit në pozita shtëtrore, kanë bërë edhe internimin në Siberi.(gulagët) Nën udhëheqjen e Lenint, në këtë drejtim, janë nxjerr disa dekrete dhe ligje, më 1918 dekreti për lirin e ndërgjegjies, më 1918 ligji për likuidimin e Kishës. Një ligj i stilit komunist, i cili ritualet nuk i ndalonte por që kishën, si institucion e shpallte të falimentuar. Në të vërtetë, personelin e Kishës e përndjekte, ndërsa besimtarëve të saj si alternativë ju ofronte ideologjinë komuniste. Në këtë drejtim pas heqjes si institucion janë ndërmarrë edhe eliminime masive fizike ndaj klerit. Nën udhëheqjen e Stalinit, me mijëra ish-priftërinjë u internuan në llogoret e punës së dhunshme (Gulag). Një ndërmarrje të tillë, nuk i shpëtuan edhe institucionet fetare tjera në pjesën qendrore të Azisë, apo disa budistë në jug të liqenit Bajkal. Përgjatë luftës së II-të botërore, përdhunimi dhe ndalesat ndaj institucioneve fetare, duket të kenë patur një rënje. Kështu një numër i caktuar priftërinjësh lëshohen nga burgjet, tolerohet hapja e objekteve të mbylluara më parë për besimtarët dhe për nxënsit e fesë. Pas ardhjes në udhëheqje të Hrushovit, fillon një valë e re kundër institucioneve fetare dhe krijohet një klimë popullore antifetare. Kështu që Hrushovi i premtoi popullit që në ekranet e televizorëve të tyre do ta shihnin priftin e fundit në Bashkimin Sovjetik. Një lehtësim ndaj fesë duket të ketë ardhur me ardhjen në krye të komunistëve të Gorbaçovit, më 1980. Pas zbërthimit të bashkësisë, pason një indiferencë shtëtrore ndaj institucioneve fetare, dhe duket se janë kategorizuar ngjashëm me “organizatat joqeveritare” në Rusi, e në disa republika tjera kanë rolin e vjetër në shoqëri.

Ekonomia e modelit sovjetik

Avantazhet dhe disavantazhet e modelit sovjetik ekonomik

Avantazhet:

1 Shmangje e inflacionit

2  Çmime të qëndrueshme

3  Shmang papunsinë dhe problemet me të ardhurat e bizneseve

4  Industrializimi dhe koleltivizimi i ekonomise në një kohë rekord(ndonëse me humbje të mëdha)

Disavantazhet

Disavantazhet e modelit sovjetik mund te ndahen ne disavantazhe makroekonomike dhe mikroekonomike. Tek disavantazhet makroekonomike perfshihen:

1  Prodhim te pakët të mallrave

2  Çmimet e përcaktuara nga shteti shkaktojnë dëme në iniciativat agrikulturore

3  Humbje parash

4  Përqëndrimi I punësimit në disa sektorë të caktuar të ekonomisë, duke lënë pas sektorë të tjerë, pa fuqi punëtore.

Disavantazhet mikroekonomike përfshijnë:

1  Shtytje të zhvillimit të tregut të zi

2  Cilësi të ulët të materialeve

3  Neglizhencë e nevojave të konsumatorit

4  Përqëndrimi në kolektivizimin, industrializimin, dhe zhvillimi i industrisë kimike

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU