25 vjeçarja po filmonte veten duke ecur me 170km/h… përplaset për vdekje

Një filmim me celular i ka marr jetën një vajze të re në Itali. Ana Maria Ahmeti, një 25-vjeçare rumune, por që jeton në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi mbrëmjen e 23 shtatorit rreth orës 22:30 në autostardën A1, në Crespellano, Bologna.

Vajza, e cila drejtonte automjetin tip “Fiat Punto” nuk ka mundur dot të mbajë kontrollin e makinës, në fillim ajo u përplas me një nga bordurat e autostradës pastaj përmbyset, duke humbur jetën në vend.

Sipas mediave italiane ka qenë pikërisht celulari, që ka tërhequr vëmendjen e 25-vjeçares, e cila as nuk e kishte vënë re që po ecte me 170 km/h, shpejtësi kjo jashtë normave të lejuara në atë autostardë.

Në makinën e shkatërruar nga aksidenti, policia gjeti celularin e Ana Marias. Në të ishte filmuar një video pak çaste para se të ndodhte aksidenti, shkruan noa. 25-vjecarja rumune jetonte së bashku me të dashurin dhe mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, ajo po shkonte tek prindërit, të cilët jetonin në zonën e Varese-s./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU