2015, lamtumirë emrave të mëdhenj

Vit krizash e lufte, por edhe humbjesh të mëdha në personalitete. I tillë ishte viti 2015. Aktorët Omar Sharif e Leonard Nimoy, këngëtari Demis Roussos e të tjerë ishin disa nga humbjet e mëdha.

 

JANAR

 

3: EDWARD BROOKE, 95 vjeç, senatori i parë amerikan i zgjedhur (Massachusetts, 1967-1979).

 

10: FRANCESCO ROSI, 92 vjeç, regjisori italian, fitues i Çmimit të Madh të Festivalit të Kanës 1972 me “Çështja Mattei” (“L’affaire Mattei”)

 

11: ANITA EKBERG, 83 vjeçe, ish- Mis Suedia, e cilësuar si “Bomba suedeze” në filmin e vitit 1960 La “Dolce Vita”, të Federico Fellinit.

 

23: Mbreti ABDALLAH BEN ABDEL AZIZ i Arabisë Saudite, rreth 90 vjeç, në fron që prej gushtit 2005, por në pushtet, de facto, që prej vitit 1995.

 

25: DEMIS RUSSOS, 68 vjeç, këngëtari grek i grupit Aphrodite’s Childs.

 

29: COLLEEN MCCULLOUGH, 77 vjeçe, shkrimtarja australiane, autore e romanit “The Thorn Birds”.

 

SHKURT

 

6: ASSIA DJEBAR, 78 vjeçe, shkrimtare dhe kineaste algjeriane, zëri i emancipimit të myslimaneve, anëtare e Akademisë franceze.

 

7: ANDRE BRINK, 79 vjç, shkrimtari afrikano-jugor i njohur për qëndrimet e tij kundër aparteidit dhe autor i romanit “Një stinë e thatë dhe e bardhë” (“Une saison blanche et sèche”).

 

14: MICHELE FERRERO, 89 vjeç, italian, babai i perandorisë globale të çokollatës “Nutella” por gjithashtu “Mon Chéri”, “Ferrero Rocher”, “Tic Tac”, “Tinder”, që e vendosën familjen e tij në krye të më të pasurve të Italisë.

 

27: LEONARD NIMOY, 83 vjeç, aktori amerikan, i cili luajti rolin e Spock-ut në filmin “Star Trek”.

 

MARS

 

23: LEE KUAN YEW, 91 vjeç, kryeministri i parë i Singaporit (1959-1990), artizani kryesor i transformimit të qytetit-shtet në një nga ekonomite më të suksesshme në Azi, të cilin ai e udhëhoqi me dorë të hekurt.

 

26: TOMAS TRANSTROEMER, 83 vjeç, poet suedez, fitues i ëmimit Nobel për Letërsinë 2011.

 

PRILL

 

2: MANOEL DE OLIVEIRA, 106 vjeç, dekani botëror i kinemasë. Që prej daljes së filmit në vitin 1931, në kohën e filmit pa zë, ai xhiroi 50 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe dokumentare. Fitues i çmimit “Luani i Artë” në vitin 1985 për “The Satin Slipper” dhe “Palmës së Artë” në vitin 2008 në Festivalin e Kanës për gjithë karrierën e tij.

 

5: FRANCESCO SMALTO, 87 vjeç, stilisti italian i princave dhe yjeve.

 

13: GUNTER GRASS, 87 vjeç, shkrimtari gjerman, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1999.

 

14: PERCY SLEDGE, 74 vjeç, këngëtari afro-emrikan i soulit, interpretues në “When a Man Loves a Woman”.

 

MAJ

 

2: MAIA PLISSETSKAIA, 89 vjeç, balerinë ruse që sfidoi pushtetin dhe kohën duke vallëzuar rreth 50 vite në Bolchoi.

 

2: RUTH RENDELL, 85 vjeçe, autorja britanike e romaneve policorë, vëzhguese e mprehtë e dobësive njerëzore dhe e shoqërisë angleze kontemporane.

 

14: B.B. King (nga emri i vërtetë i Riley B. King) 89 vjeç, kitaristi amerikan i konsideruar si legjenda ebluzit, i njohur për këngët si “Three O’Clock Blues”, “The Thrill is Gone” apo “Rock Me Baby”.

 

QERSHOR

 

4: LEONID PLIOUCHTCH, 76 vjeç, disidenti ukrainas, anëtar i Grupit të Iniciativës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në ish-Bashkimit Sovjetik, u mbajt i mbyllur për tre vjet në një azil psikiatrik në kohën sovjetike dhe nënshtruar trajtimeve kimike. Shumë aktiv në publikimin e letersisë klandestine në Ukrainë, Leonid Pliuchtch u arrestua në vitin 1972 në Kiev për veprimtaritë e tij antisovjetike, pasi autoritetet e akuzuan për përkatësinë në grupin e parë të organizuar të disidencës, Grupi i Iniciativës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik.

 

5: TAREK AZIZ, 79 vjeç, “Zëri” i drejtuesit Saddam Hussein jashtë vendit, ministri irakian i Informacionit, zëvendëskryeministër (1979-2003) gjithashtu dhe ministër i Punëve të Jashtme (1983 à 1991).

 

7: CHRISTOPHER LEE, 93 vjeç, aktori britanik i specializuar në rolet horror, si Frankenshtein, doktor Fu-Manchu dhe Drakula.

 

11: ORNETTE COLEMAN, 85 vjeç, legjenda e saksofonit dhe kompozitori i xhazit amerikan.

 

17: SULEYMAN DEMIREL, 90 vjeç, një prej gjigandëve të jetës politike turke përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli, kryeministri konservator 1965-1976) dhe më pas president (1993-2000).

 

22: LAURA ANTONELLI, 73 vjeçe, Aktorja italiane, Laura Antonelli, e njohur për rolin e saj në “Malicia” (1973) dhe ish-bashkëjetuesja e aktorit francez, Jean-Paul Belmondo.

 

KORRIK

 

10: OMAR SHARIF, 83 vjeç, aktori egjiptian, i cili u bë legjendë e kinemasë me rolet e tij në “Lawrence of Arabia” dhe “Doktor Zhivago”.

 

28: SAMUEL PISAR, 86 vjeç, shkrimtari amerikan, avokat i marrëdhënieve tregtare Lindje-Perëndim, i cili u bë kampioni paqes pasi i mbijetoi në fëmijëri ferrit të Shoah-s.

 

GUSHT

 

19: DOUDOU NDIAYE ROSE, 85 vjeç, legjenda senegaleze e tamburit, një prej muzikantëve afrikanë më të njohur në botë, klasifikuar nga UNESCO si “thesar i çmuar njerëzor”.

 

30: OLIVER SACKS, 82 vjeç, neurologu dhe shkrimtari britanik, autor i suksesit planetar “Burri që e merrte gruan e tij për kapele” (“L’homme qui prenait sa femme pour un chapeau”).

 

31: WES CRAVEN, 76 vjeç, legjenda amerikane e filmave horror, regjisori i serive kult “Scream” dhe “Freddy”.

 

SHTATOR

 

20: JACKIE COLLINS, 77 vjeçe, romancierja amerikane me origjinë britanike. Romani i parë i saj “Bota është plot me burra të martuar” (1968), u censurua në disa vende për shkak ngarkesë erotike.

 

TETOR

 

5: HENNING MANKELL, 67 ans, shkrimtari suedez, i njohur për romanin e tij për inspektorin Kurt Wallander, “What It Means To Be A Human Being”.

 

6: CHANTAL AKERMAN, 65 vjeçe, figurë e modernizmit në kinema në vitet 70, regjisore e “Jeanne Dielman” dhe “La Captive”.

 

25 : MAUREEN O’HARA, 95 vjeçe, ylli i kinemasë irlandezo-amerikaine, një nga yjet e fundit e gjeneratës së artë të Hollywoodit. E njohur për rolin e saj në filmin “How Green Was My Valley”, që në vitin 1941 fitoi disa çmime Oscar. Ajo gjithashtu ka lozur në “Quiet Man”, përkrah John Wayneit.

 

NËNTOR

 

10: HELMUT SCHMIDT, 96 vjeç, ish-kancelari gjerman (1974-1982), i njohur për temperamentin fisnik dhe elokuencën e tij, protagonist i përmirësimit të marrëdhënieve franko-gjermane në vitet 1970.

 

28: LUC BONDY, 67 vjeç, regjisori zviceran, drejtor i Teatrit të Odeonit në Paris.

 

DHJETOR

 

19: KURT MASUR, 88 vjeç, një prej dirigjentëve më në zë të botës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU