1985 / Fotot e rralla kur Tirana u bllokua nga dëbora

1985, Borë në Tiranë*
Viti 1985 mbahet si vit reference për dimër të ashpër. Ne janar te atij viti pati reshje të dendura dëbore pothuaj në të gjithë vendin.

Dëbora e madhe shkaktoi bllokime masive të rrugëve aq sa ishte ndër herët e rralla që edhe nisja e procesit mësimor u shty e pakta për një javë. Eshtë pikërisht janari i vitit 1985, kur dhe qyteti i Tiranës u zbardh për disa ditë nga dëbora, gjë që prej atëherë nuk ka ndodhur më, ndonëse reshje dëbore ka patur edhe më pas.

Rasti i fundit ka qenë viti 2010, por edhe atëherë falë temperatuarve jo shumë të ulta dëbora nuk mundi ta zbardhë qytetin. Me gjithë shpresat e parashikimet duket se as ky vit nuk do të mund të shënohet si viti me “dimër si në 1985”.

*Postim i gazetarit Adi Darsi në Facebook

15936771_1453507544667520_3864415819028016583_o

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU