16 shkurti i opozitës, Pjerin Ndreu rrëfen skenarin: Do të bllokojnë ca rrugë siç kemi bërë edhe ne

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” foli për protestën e paralajmëruar të opozitës, e cila do të mbahet më 16 shkurt.

Sipas Ndreut, në protestën do të marrin pjesë militantë dhe jo qytetarë.

“Asnjë skenar i opozitës nuk funksionon, do të bëjnë një rrëmujë të fragmentuar, do kthehen andej nga kanë ardhur, do të bllokojnë edhe ca rrugë siç kemi bërë edhe ne. Unë nuk e kam bërë këtë gjë as kur kemi qenë në opozitë sepse kam qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ma din lëkura çdo të thotë.

Opozita nuk ka pikën e kredibilitetit nga populli, nuk e mbështesin. Mund të flasim për një protestë dhe demostratë kur në të marrin pjesë qytetarët jo militantët. Në protestën e opozitës do të marrin pjesë vetëm militantët”, shprehet Ndreu.

Më tej Ndreu theksoi se qeveria nuk mund të shembet nga militantët, duke nënvizuar se revolta e vërtetë popullore ishte protesta e studentëve.

“Protestat e militantëve të opozitës nuk mund të shembin qeverinë, e thashë edhe njëherë, protesta e studentëve po të kthehej në një rrevoltë popullore nuk mund të kontrollohej, por militantët nuk mund të bëjnë dot asgjë, e kemi provuar ne dhe nuk nxorëm gjë në dritë. Do të bëjnë maksimumi 7 orë rrëmujë dhe pas kësaj do të shkojnë në punët e tyre”, përfundoi deputeti socialist.

E.XH./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU