15 të shoqëruar/ Ish polici u vra me armë gjahu, para 4 vitesh u akuzua për vrasje

Pas hetimeve, policia e Lezhës ka konfirmuar se vrasja e Ish punonjësit të policisë Dritan Lorenci ka lidhje me një ngjarje të vitit 2011, ku në gjykatën e qytetit mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 5 të tjerë. Ish polici, i ekzekutuar mbrëmjen e kaluar nga persona ende të paidentifikuar, u akuzua në vitin 2011 për vrasjen në ambientet e gjykatës së Lezhës, por u shpall i pafajshëm nga në qershor të viti 2013.

Sakaq, policia po heton edhe në pista të tjera. Deri tani janë shoqëruar 15 persona dhe janë ngritur disa pika kontrolli. 45­vjeçari ishte duke udhëtuar nga Shkodra për në Lezhë me automjetin e tij në momentin kur iu bë atentat në fshatin Mabë rreth orës 20:30 të së shtunës. Pas hetimeve reuzltoi se Dritan Lorenci është vrarë me një armë gjahu.

Screenshot_14

Ish ­polici u qëllua nga një makinë në lëvizje

Ish­efektivi i policise, Dritan Lorenci ka qene ne timonin e makines se tij, ne rruge, nderkohe qe eshte qelluar nga nje tjeter makine. Menyra se si eshte qelluar, pa qene e nevojshme te ndalohej automjeti i tij, ben te kuptosh se gjithcka ka qene e studiuar qe me pare dhe ai eshte qelluar me bresheri.

Viktima ka qene duke drejtuar mjetin tip Lançia ngjyrë blu me targa AA479KJ. Te shtenat ne drejtim te mjetit, nga persona ende te paidentifikuar e kane lene ate te vdekur ne vend.

Capture

ISH ­POLICI U AKUZUA PËR VRASJE NË GJYKATËN E LEZHËS, U LIRUA NË 2013

Ish polici qe u vra mbremjen e sotme ne atentat, Dritan Lorenci u arrestua me 29 tetor 2011 për akuzën e vrasjes lidhur me ate qe u quajt masakra ne Gjykaten e Lezhes. Ngjarja qe ndodhi brenda ambienteve në Gjykatën e Lezhës, mu ne sallen e gjyqit, në 14 tetor vitin 2011, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 4 te tjere.

Nderkohe qe në qershor të 2013, Lorenci u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Laçit. Sipas relacionit të gjykatës së Laçit dy të akuzuarit, Dritan Lorenci (efektiv i Policisë Rrugore kur ndodhi ngjarja) dhe Alban Dede u shpallën të pafajshëm ndërsa ishin akuzuar nga Prokuroria se kishin vrarë shtetasin Endri Bejtja dhe kishin plagosur një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Lezhës në tetor të vitit 2011, në njëproces gjyqësor që kishte për objekt një mosmarrëveshje pronësie mes dy familjeve.

Burime zyrtare të Prokurorisë thanë se në përfundim të gjykimit, organi i akuzës kishte kërkuar në pretencë dënimin me 18 vjet heqje lirie për shtetasin Dritan Lorenci dhe 15 vjet burg për Alban Deden.

Por trupi gjykues i çështjes ka shpallur vendimin, sipas të cilit, të akuzuarit nuk janë fajtorë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2011.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU