14 vjeç me armë, miratohet ligji absurd në Iowa të SHBA

Ka çuditur opinionin vendimi i dhomës së ulët të shtetit amerikan Iowa, Dhoma e Përfaqësuesve, që fëmijët e çdo moshe kanë të drejtë të posedojnë një “pistoletë, revolver dhe/ose municion, nën vëzhgimin e prindërve”. Ligji i miratuar me vota 62-36, duhet të kalojë edhe nga senati i Iowa-s. Demokratët kanë reaguar kundër ligjit që “lejon krijimin e një milicie kalamajsh”. Por iniciatori i ligjit, republikani Jake Highfill, tha se ky legjislacion synon “të korrektojë një padrejtësi në kodin ligjor të Iowas”, që aktualisht u ndalon fëmijëve nën 14 vjeç të përdorin armë dore.

Arsyetimi i tij pasi u pyet nga Washington Post: “Të mësosh në moshë të njomë respektin dhe përgjegjësinë ndaj armës, është shumë e rëndësishme; përndryshe do të kemi fëmijë që bëhen 18 vjeç pa asnjë eksperiencë mbi armët”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU