Debutim magjik i Ajetit, shënon në sfidën e parë për Frozinone

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti debutoi me Frosinonen në Serinë A dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka realizuar golin e avantazhit në ndeshjen e javës së 18-­të që ekipi i tii po luan ndaj Sasuolos në transfertë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ajeti u transferua në Itali në fund të muajit nëntor dhe qëndroi në stol për disa takime. Në takimin e parë si titullar, Ajeti realizon një gol tejet të rëndësishëm.


Arlind Ajeti Goal HD – Sassuolo 1-2 Frosinone… by Bayeo

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU