Xhaka drejt Serie A, Sarri e kërkon te Napoli

Napoli po insiston ta transferoj Granit Xhakën nga Borussia Monchengladbach.

Ylli kosovar, Granit Xhaka mund të përfundoj në Serie A gjatë mini-afatit kalimtar të janarit. Sipas portalit, fichajes.net, Napoli po insiston ta transferoj Xhakën nga Borussia Monchengladbach.

Maurizio Sarri dëshiron ta përforcojë mesfushën, ndërsa Xhaka është objektivi kryesor i Napolit. Por, ekipi nga Serie A nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë kosovarin, pasi është lojtari kryesor i Borussia Monchengladbach.

Nëse nuk arrin ta transferojë Xhakën, atëherë Napoli do të hidhet pas mesfushorit të Valencias, André Gomes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU