Berisha: Dekoderat për të varfrit u vodhën nga Rama dhe Bolino

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Facebook tenderin për dekoderat që u dhurohen familjeve të varfra. Në postimin e tij, Berisha shkruan e kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive ku përfitues janë Edi Rama dhe Carlo Bolino. Sipas Berishës, dekoderat nuk shkuan tek të varfrit, pasi qeveria u heq ndihmën ekonomike nëse kanë televizor. Ai shkruan më tej se denoncimin e ka marrë nga një qytetar.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital denoncon vjedhjen, me rastin e Vitit te Ri, nga Rama me Bolinon dhe Dixhitalbin, me tenderin e dekoderava e qytetareve me te varfer te Shqiperise si dhe implikimin ne kete afere te piset te personave te tjere.

Nje gje eshte qind per qind e sigurte, se dekoderat nuk mund ti marrin personat me ndihme ekonomike ashtu siç mashtroi Rama sepse sipas ligjit asnje person qe ka televizor ne shtepi nuk lejohet te marre ndihme ekonomike! sb

“Pershendetje Dr Berisha desha te denoncoje dhe njeher publikisht vjedhjen qe u be me dekoderat gjoja qe do ju dhurohen familjeve me te varfera ne ndihme ekonomike.Familjet ne nevoje qe nuk kane TV do marrin dekodera nga qeveria esht mashtrim mbasi familjet ne ndihme ekonomike po u gjeten me tv nshtepi ju nderpritet ndihma.
Po pse nuk ju dha parate qeveria dhe i linte t’i shpenzonin si te donin?
Ne prag te vitit te ri Edi Rama i beri dhurate vetes duke ndare parate me Bolinon.
Bejne tender fiktiv per blerje dekoderash dhe i jepet kompanise qe e kap tenderin me 99.99% te vleres (169,666,596 nga 170 milione qe ishte vlera limit).
Kush eshte TBS96

Pronari eshte Artan Xhori ortaku i Carlo Bolinos me te cilin ka kohe qe punon si mik i Rames :
Per performancen e tij si kompani duhet te pyetesh kontrollin e larte te shtetit sepse ka gjetur se ne RTSH.ka shitur pasije te vjetra per te reja dhe kineze per evropiane.te njejten gje ka ebre dhe tani)
Milena Harito duhet te pyetet nese rastesisht e ftoi kete person ne sekretariatin teknik sapo erdhi ne pushtet me qellim pengimin e digitalizimit dhe berjen e tij nga Carlo Bolino.Nuk dihet si e justifikon prezencen e tij aty por i pyetur nga te tjeret se cbente ne sekretariat ajo nderhyri duke thene se ska cju duhet se e kam thirrur une)
.Pasi kjo nuk i eci si rezultat i presionit te nderkombetareve atehere beri strategjine tjeter ate te komandimit te tregut me ane te dekoderave.
Per te kuptuar kete mjafton te them qe RTSH , qe eshte ndertuesi i te vetmes platforme digitale me leje ne Shqiperi dhe qe po e nderton ate s’eshte pyetur fare per kompatibilitetin e aparateve qe ka blere TBS96
Kjo sepse qellmi i vetem i tyre eshte te funksionoje Digitalbi.
A eshte e mundur te blihen dekodera per RTSH dhe kjo as te mos pyetet e per me teper asnje mendim qofte dhe vetem me shkrim.
Kush e garanton qe do punojne me plaftormen e re kur asnje kerkese teknike qe keto dekodera te jene perdorur ne ndonje vend tjeter evropian????
Ne kohen kur Milena Harito bllokon RTSH ne platformen e digitalizimit sepse pengon ristrukturimin e 11 stacioneve historike ekzistuese te RTSH,me urgjence te papare prek fondin e rezerves se shtetit per te blere dekoderat
Kujt do ti sherbejne keto dekodera????
Pse mos perdoreshin keto para per ristrukturimin e pikave ekzistuese?
Perveç ketyre me urdher te Rames me kete kompani Carlo Bolino arriti te beje pa tender 1milirde leke furnizime paisjesh radiolink per updatimin e rrjetit TIMS , gje qe e beri kunder cdo rregulli gare dhe erdhi me paisje te tjera nga ato qe kishte rrjeti.Nga ai moment kriminelet e kane me lehte te kalojne kufirin sepse sistemi punon kur u do qejfi.
Ketu me posht keni foton e dokumentit te tenderit te dekoderave qe e fitoj kompani me çmimin me te larte pra Bolino dixhitalb ashtu si urdheroj Rama”

Sali Berisha's photo.
Sali Berisha's photo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU