Bugatti Chiron… supermakina që do të kapë 467 km/h

Detaje të reja kanë rrjedhur për modelin e shumëpërfolur të Bugattit, Chiron, që premierën do ta ketë në mars në panairin ndërkombëtar të Gjenevës. Një raportim nga Çekia, në burime të veta, thotë se modeli i ri i Bugattit do të ketë 1.500 kuajfuqi dhe motor W16 8.0-litërsh.

Sipas këtij raportimi, Chiron do të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 2.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që do të mund të arrihet nga ky model do të jetë 467 km/orë, transmeton koha.net.

Kjo ka bërë që modeli i limituar si më i shpejti në botë të kërkohet shumë nga klientët. Prodhimi do të jetë i limituar vetëm në 500 njësi dhe Bugatti do të prodhojë nga 100 njësi për vit, andaj cikli i prodhimit do të zgjasë pesë vjet.

Deri tani raportohet se çmimi i një modeli të tillë do të jetë dy milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU