Shqiptari më i pafat/ Drejt Britanisë për Vitin e Ri, por rrezikon deri 3 vite burg

Një shqiptar 24-vjeçar ka përjetuar një makth me ardhjen e Vitit të Ri. Ashtu sikurse shumë të tjerë, ai zgjodhi që të emigronte në mënyrë të paligjshme në Britani.

Skema ishte e tillë, e përdorur nga shumë të tjerë më parë: Të udhëtosh natën e Vitit të Ri. Mirëpo me gjithë sulmet terroriste që pati gjatë 2015, masat për Vitin e Ri në Europë, në vend që të ishin më të ulëta u dyfishuan.

Kështu, shqiptari që kishte marrë pasaportë false greke u kap që në Maltë nga autoritetet. Denis Haska doli para gjykatës më 2 janar dhe gjyqtari u tregua shumë i ashpër.

“Mund të të dënoj me tre vjet burg për këtë gjest”, i tha ai të riut shqiptar. “Por ti je i ri dhe unë nuk dua të vjedh vitet, ndaj do të dëbojmë direkt në Shqipëri”, përfundoi gjyqtari.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU