Shpend Ahmeti: Qeveria po bllokon projektet për kryeqytetin

Ndihet komod në zyrën që dikur e përdorte Isa Mustafa, tashmë kryeministër i Kosovës. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dy vite që ka marrë këtë post dhe beson se ka bërë shumë punë të mira për qytetarët e kryeqytetit. Këtë të fundit madje thotë se e gjeti si një pacient të vdekur klinikisht.

Kur e thotë këtë, ai bazohet në 46 mijë ndërtimet pa leje që i kishte gjetur në Prishtinë me të marr postin, pastaj problemeve infrastrukturore, pabarazisë në trajtimin e problemeve të qytetarëve, mungesës së hapësirave publike, mungesës së çerdheve etj.

Por, Prishtina po rimëkëmbët thotë Shpend Ahmeti në një intervistë për KosovaPress. Suksesin e mbështetë në tri çerdhet që janë hapur në vitin 2015, lirimin e trotuareve nga veturat, programin e qumështit nëpër shkolla, dhënien e numrit të lejeve të ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Por, edhe në shumë projekte tjera.

Megjithatë i pari i Prishtinës thotë se në Prishtinë ka ende punë për t’u bërë.

Theks të veçantë i vë disa projekteve që për tu realizuar ka dorë edhe pushteti qendrorë, që në krye të saj tani është rivali i tij i dikurshëm për kryeqytetin. Isa Must afa, si duket po i prish punë realizimit të premtimeve të Shpend Ahmetit.

Nënshkrimi për blerjen e 51 autobusëve ka dy muaj që ka mbetur peng i Qeverisë.

“Ne i kemi mbaruar të gjitha edhe negociatat me qeverinë. E kemi dakorduar planin e veprimit, dokumentin final. Në BERZH është aprovua në bord dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi ceremonial dhe për ta dërguar pastaj në Kuvendin e Republikës për ratifikim. Dhe kjo çështje që dy muaj nuk ka ndodh. BERZH-i edhe ka dërgu pyetje, e ata thonë: ‘në mbledhjen e ardhshme, në mbledhjen e ardhshme’. Mendoj se duhet t’i bëhet pyetja edhe nga mediat edhe nga qytetarët e Prishtinës, qeverisë se pse po vonohet ky nënshkrim kur e dimë se kjo është diçka e mirë për qytetarët e Prishtinës. Në qoftë se ata e vonojnë për shkak timin nuk mund ta vonojnë për qytetarët. Nuk është një pr ojekt i mirë për Prishtinës, e i keq për ta”, thotë Ahmeti.

Por nuk është vetëm ky bllokim nga ana e Qeverisë. Shpend Ahmeti, thotë se Qeveria nuk po ia jep borxhin prej 7 milionësh komunës së Prishtinës. Borxh ky që kishte ardhë nga shpronësimi i tokave që i ka marrë Qeveria nga Komuna.

“P.sh neve që 5 vite posaçërisht në këto dy vitet e fundit nuk na paguhet borxhi 7 milionësh nga Qeveria në emër të shpronësimit të tokave që na i kanë marrë. P.sh. kur i shpronësojnë tokat për autostradë, ato që prekin komunën e Prishtinës, qytetarëve privat posaçërisht ata që janë të afërt me qeverinë ja u paguajnë menjëherë ndërsa, komunës së Prishtinës 7 milion euro nuk i paguhen që një kohë të gjatë”, thotë Ahmeti.

Pengesë për realizimin e premtimeve të Shpend Ahmetit po del sërish qeve ria. Gjatë fushatës Shpend Ahmeti kishte premtuar që çdo pacientë në komunën e Prishtinës do të bëhej me kartelë shëndetësore.

Por kjo nuk po mund të realizohet pasi i pari i Prishtinës po pret që Qeveria ta bëjë Sistemin Informativ Shëndetësor, shërbim ky që po dështon për herë të tretë.

Por, për këtë projekt Ahmeti thotë se nuk do të pres shumë.

“Sivjet kemi filluar procesin e digjitalizimit që do të thotë se tashmë e kemi bërë kabllimin për lidhjen në internet e të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare, e pajisjes me kompjuter dhe vitin e ardhshëm fillojmë me një program që çdo pacientë – çdo vizitë do të regjistrohet dhe do të jetë e qasshme për të gjithë mjekët e Mjekësisë Familjare. Që do të thotë se një pacient i cili ka qenë në QKMF, kur shkon në qendrën tjetër në Breg të D iellit, atje do ta kenë qasje në gjithë…do ta kenë informatën dhe qasjen në ato informata. Arsyeja pse nuk po procedojmë me kartela, se kjo është faza e parë..është se po presim që është e treta herë që Qeveria po mundohet ta bëjë Sistemin Informativ Shëndetësor ku Republikën e Kosovës qytetarët do ta kishin kartelën shëndetësore por, nëse nuk ndodh edhe për një periudhë të shkurtër atëherë në Prishtinë do ta bëjmë. Se nuk mund të presim pafundësisht të realizohet një sistem i cili është i domosdoshëm”, thotë për KosovaPress i pari i Prishtinës.

Shpend Ahmetit nuk i kalon pa e përmendur qeverinë as kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe numrin e të punësuarve. Ndonëse nuk ka një numër të saktë të të punësuarve në komunën e Prishtinës, thotë se gati ka arritur të barazojë atë numër me numrin e të punësuarve nga ana e Qeverisë.

“Patjetër, unë e pashë që këta i kanë premtu mbi 300.000 vende të punës e në fund na doli që 4000 janë hapë sivjet. Besoj që veç si komunë do të mund ta kalojmë atë numër, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur. Nuk kemi statistika të mira. Hezitoj të flas për numra kur nuk kemi se mandej kjo ka përgjegjësi, fjala publike ka përgjegjësi. Por, po e them që Prishtina është kryeqendër e ekonomisë së Kosovës, është kryeqendër administrative, mund të bëjmë shumë më shumë, dhe mundësitë do të jenë në Prishtinë por 800 km katrorë që po e them është kombinim i administratave të ndryshme që hapen në qendër e Call Center-ave të ndryshëm dhe kombinim i bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe turizmit në Gollak dhe Llap dmth në drejtim të Llapit të cilat kanë potencial të jashtëzakonshëm”, thotë për KosovaPress Ahmeti.

Bllokimi i komunës së Prishtinës po mundësohet edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës, sidomos ku aty janë të ulur shumë asamblistë të LDK-së dhe PDK-së. Lirak Çelaj dhe Sami Hamiti, për Shpend Ahmetin janë reflektimi i nivelit qendror në komunën e Prishtinës.

Këta dy të fundit sipas Shpend Ahmetit mendojnë keq dhe qëllimet i kanë të këqija.

“Po qita, Sami Hamiti, Lirak Çelaj. Qashtu po funksionojnë. Dmth çdo send është tortë të cilën duhet me e nda, unë mendoj që duhet me kalu prej këtij mentaliteti, s’janë torta, janë shërbime, na jemi shërbëtor të qytetarëve, nëse nuk e kuptojmë kështu atëherë nuk mund të kemi bashkëpunim, pra kompromisi mund të bëhet për qëllim të mirë, unë e ti mund ta kemi një qëllim të mirë mirëpo nuk pajtohem për mënyrën qysh me mbë rri atje, e aty mund të kemi debat politik, ti mund të thuash jo më mirë ta lidhim Matin 1 e Kalabrinë ta lëmë më vonë, por jo tash të themi ti po ndërton banesë, këtë po e lidhim se këtë e kemi shok, ai shpinë atje që e kemi armik nuk po e lidhim, këtij po ia bëjmë ndriçimin atij s’po ia bëjmë. Këto janë çështje të inateve të cilat nuk kanë më vend në komunën e Prishtinës”, thotë tutje Shpend Ahmeti.

Krejt këto probleme ai thotë se do t’i kalojë dhe se në Prishtinë do të bëhen punë të mira. Edhe për 2 vite kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është i bindur se do t’i realizojë të gjitha premtimet që ka dhënë gjatë fushatës./Lajmi.net

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU